20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Java e rrjetëzimit të projekteve dhe internacionalizimit të UEJL-së në Tetovë

Instituti “Maks van der Shtul” pranë Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë këtë javë për herë të parë organizon Javën për rrjetëzim të projekteve dhe internacionalizimit. Siç informoi drejtori i Institutit, Veli Kreci, qëllimi është të vendoset kultura e diseminacionit të rezultateve nga projektet.

“Diseminacioni lidhur me rezultatet të cilat ishin përfshirë përmes projekteve dhe në fund të kihet një impakt në shoqëri nga ana e hulumtuesve dhe të motivohen studentët për çështje të caktuara të cilat i trajtojnë projektet. Gjatë javës kemi tre projekte të ndryshme, me 47 hulumtues nga pesë vende evropiane të cilat personalisht do të jenë këtu për ngjarjet të cilat i organizojmë. Sot është projekti për informata të rrejshme. Këtu ndahen informatat tona nga projekti Erazmus plus për informata të rrejshme. Sot kemi prezantime të cilat e trajtojnë këtë temë në nivel të shtetit, cilat janë rezultatet tona dhe cila është situata reale në shtet”, informoi Kreci.

Nesër dhe të mërkurën pasojnë takimet konferenciale në suaza të projektit UnlnLeCo – “Mësimi inkluziv digjital në universitet dhe biznes” përderisa të enjten dhe të premten MUST (multiaplikacione në ngjarje) – “Kompetenca multimediale për kuadrin universitar”.

“Shkathtësi multimediale për profesorë të fakulteteve është projekt me qëllim që të vendoset link me shoqërinë dhe bashkësinë, si ne si institucion i arsimit të lartë të kemi më shumë ndikim në shoqëri. Për atë na nevojiten më shumë shkathtësi se si të barten njjohuritë. Këto janë projekte lidhur me nevojat e bashkësisë në nivel lokal dhe nacional. Ideja është ky link të vendoset në Universitet me shoqërinë”, porositi profesori Veli Kreci.

Me profesorë nga vende të ndryshme të cilët kanë ardhur për këmbimin e informatave do të debatohet edhe për nevojën e vazhdimit të projekteve.

Të fundit