06/12/2022
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Java e XXII-të do të fillojë sot, nesër në Tetovë do të luhet derbi i javës ndërmjet dy ekipeve shqiptare

Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë këtë javë me ndeshjen Tikvesh – Skopje, ndeshja e vetme e cila do të zhvillohet sot, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e sotme, sikurse të gjitha ndeshjet e kësaj jave, do të fillojë prej orës 14:00. Në rast se Tikveshi do të fitojë ndaj Skopjes, do të zhvendosin pozitat në tabelë, pasi Skopje gjendet në pozitën e nëntë me tri pikë më shumë.

Dy ekipe tjera më të dobta janë Boreci me 13 pikë dhe Pelisteri me 6 pikë. Boreci do të jetë mysafir i Akademija Pendevit, ndërsa Pelisteri mysafir i Bregallnicës.

Udhëheqësi i tabelës Shkupi, do të përballet në Tetovë me ekipin e Renovës, ekip i cili gjendet në pozitën e pestë me 31 pikë. Ekipi tjetër nga Tetova, Shkëndija, e cila gjendet në pozitën e dytë me 41 pikë, do të jetë mysafir i Rabotniçkit.

Struga Trim&Lum do të pret në Strugë ekipin e Makedonija Gj.P. për të luftuar për pozitën e pestë, pasi ka 30 pikë, aq sa ka edhe Bregallnica.

Të fundit