20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Javën e ardhshme do të sillen dekretet për pakon e tretë të masave, qytetarët t’i shfrytëzojnë

Dekretet për masat për pakon e tretë duhet të sillen javën e ardhshme, pas çka edhe qytetarëve do t’u shpjegohet si t’i shfrytëzojnë. Një pjesë e masave sipas paralajmërimeve duhet të fillojnë të zbatohen në qershor-korrik.

“Javën e ardhshme do të fillojë sjellja e dekreteve të para për pakon e tretë të masave ekonomik. Si do të miratohet dekreti, ashtu do t’ju shpjegohet qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë, ajo që do të vendoset në dekret, do ta dinë saktësisht se si do të mund ta shfrytëzojnë. Kjo do të jetë mënyra më e lehtë për t’i shfrytëzuar të drejtat nga këto masa”, deklaroi Spasovski.

Sipas Qeverisë pakoja e tretë e masave ekonomike është për revitalizimin e ekonomisë të cilat kanë për qëllim ta amortizojnë goditjen ndaj ekonomisë.

“Të gjitha masat janë krijuar me qëllime qartë të vendosura dhe efekte të pritura të cilat duhet t’i japin, si në afat të shkurtët ashtu edhe të mesëm. Gjatë krijimit të masave qeveria ka menduar për të gjithë – edhe për të papunët, për të punësuarit me të ardhura të ulëta, për kategoritë me rrezik social, të rinjtë, për ata të cilët janë më të ekspozuar në luftë – punonjësit shëndetësorë, sektori privat, sektorët e prekur dhe kompanitë vendore, sektorin turistik vendor, kompanitë e vogla, startapët, kompanitë e mëdha, industrinë, IT sektorin e bujqësisë e cila ka potencial të pashfrytëzuar”, theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska.

një pjesë e kësaj shtylle janë edhe kartelat pagesore dhe vauçerët për turizëm të cilat qytetarët duhet t’i marrin deri në korrik, ndërsa të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020. Në pakon e tretë janë 11 milionë euro për vauçerë dhe pesë milionë euro për kartela pagesore, vauçerë prej 100 euro, ndërsa kartela 50 euro.

Me masat për ekonominë në programin e qeverisë ka 150 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro për kartela pagesore, 60 deri në 65 milionë euro për mbështetje të punëdhënësve për pagesën e pagave dhe 50 milionë euro shtesë të cilat do të orientohen për dizajnimin dhe krijimin e masave në kohë.

Masat sipas Qeverisë janë në kohë dhe të shpejta. pakoja e parë dhe e dytë përfshin 200-250 milionë euro, ndërsa e treta 355 milionë për 730.000 shfrytëzues. Investimi i përgjithshëm është 550 milionë euro ose 5 – 5,5 nga BPV-ja.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp apeloi që qytetarët t’i shfrytëzojnë masat që i ofron Qeveria me qëllim që të mbrohet prodhimtaria vendore, së bashku ta ndihmojmë turizmin dhe hotelierinë, kapacitet e prodhimit dhe kompanitë të cilat janë më të prekura. fb/

Të fundit