Ju lutemi ,ju lutemi mos ejani në vizitë të të semuerve në spital pa asnji nevojë,sot me ra hise të jem kujdestar 24 orë besoni ose jo luften më te madhe jemi duke e zhvilluar me personat qe vijnë per vizitë tek të afermit e tyre e që ne asnjë menyrë nuk kuptojn se mund të rezikojn se pari veten e tyre,pacientin,mjekun etj etj, ato thjesht mjekun e shohin si një Robot qe nuk paraqet rrezik per infektimin e tyre?Veç 5 min thot doktor ta vizitoj s’behet gjë per 5 min ,o zot sikur kanë ndonjë hulumtim shkencor se per 5 minuta nuk ja bart virusin tjetrit,po kuptoni se ndersa kemi marrë mbi supe qe të mundohemi të luftojm edhe ket virus ? atëher dihet se kemi personel që kujdeset edhe per pacientet tjere,nuk ndihmon dot ti me ardhjen ne vizit tek një pacient i operuar nga nje operacion banal por ti mund jesh ai i cili atë banalitet mund ta shëndrosh në fatalitet,pastaj edhe ne jemi njerëz sikur ju,edhe ne neser pas punës duhet të kthehemi tek familjet dhe femijet tanë,kuptoni se mund të ja demtoni shendetin dikujt tjeter dhe vetes juaj ,mos na maltretoni psiqikisht ,gjersa mundohemi tek porta e spitalit të sqarohemi me ju me orë të tëra ne mund të kryejm obligime të tjera mjaft më të dobishme ,ju lus per mirëkuptim nese keni pak si thonë “ hatër allahu” mos rezikoni veten familjet,femijet tuaj dhe tanët pa edhe të vetmen arsye më te vogel ,pse edhe të armiqesohemi tek dera e spitalit kur më se të nevojshme në keto momentë e kemi solidaritetin dhe bashkepunimin ?