28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Junker: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është çështje e luftës ose paqes

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë perspektivë të vërtetë për anëtarësim në BE, sepse në të kundërtën ekziston rrezik nga kthimi në vitet e 90-ta, deklaroi sot në Bruksel kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker,

Ai për perspektivën për anëtarësimin e atyre vendeve bisedoi me presidentin slloven Borut Pahor.

“Nëse ato vende nuk bëhen anëtare të BE-së, rrezikojmë kthim në vitet e 90-ta. Mendoj se kjo është çështje e luftës ose paqes”, ka thënë Junker në konferencën e përbashkët për shtyp.

Duke folur për perspektivën evropiane për Ballkanin perëndimor, Pahor veçanërisht u përqendrua tek BeH-ja, ndaj të cilës tha se duhet të jetë “subtil” që nuk do të thotë se duhet t’i lëshohet pe çështjes për realizimin e kritereve për integrimin evropian.

Junker, i cili në konferencën për shtyp u shfaq me një fasho në fytyrë, tha se dëshiron të theksojë se është prerë në mëngjes derisa po rruhej, që të mos interpretohet “se këtë ia ka shkaktuar kryeministrja britanike Tereza Mej”.

Pas takimit me Pahor, Junker pati takim me kryeministren britanike.

Të fundit