19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka humbur shikimin, Muharem Sadiku nga Pallatica kërkon ndihmë | VIDEO

Para katër muajve ka humbur shikimin. Ky është Muharem Sadiku nga fshati Pallaticë i rrethinës së Tetovës. Problemet me syrin i janë shfaqur vite më parë, kurse i pasuksesshëm ka dalur edhe operimi në Kosovë. Gjendja ka filluar ti përkeqësohet muajve të fundit, ndërsa tashmë ka humbur krejtësisht shikimin. Mjekët kanë konstatuar se ai ka gjakderdhje në sy.

“Kam problem me shikimin, që katër muaj jamë në gjendje të rëndë. Kam qenë në Tetovë, në Shkup, në Kosovë jam operuar por operacioni nuk ka dalur me sukses”, thotë Muharem Sadiku, për Televizionin Koha.

Nuk është e lehtë as për këtë 40 vjeçar që të shtrijë dorën. Ka humbur vendin e punës ndërsa jeton me një ndihmë sociale. Familja gjashtë anëtarëshe Sadiku, nuk ka mundësi vet që të paguajë operacionin qi cili kushton rreth 15 mijë euro në Austri. Dhe kur ai duhet që të kërkojë ndihmë e tradhëtojnë lotët.

“Zgjidhja bëhet për në Austri. Vet nuk mundi, nuk kam mundësi që të shkojë atje të operohem. Apeli është që kush ka mundësi të më ndihmojë. Kjo është një situatë e rëndë. Lus të gjithë që kanë mundësi të ndihmojnë sepse vet nuk mund t`ia arrijë qëllimit që të operohem. Është rëndë që ta zgjatësh dorën por kur nuk mundesh është rëndë” apelon ai, transmeton Televizioni Koha.

Operimi duhet të kryhet në Austri, kështu i kanë rekomanduar mjekët në vend. Muharem Sadiku, prind i dy fëmijëve, njëri 10 dhe tjetri 12 vjeçar nga të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë ai ka një mesazh.

“Nuk dua asgjë tjetër, dua veç ky operacion të del me sukses”, thotë ai.

Në ndërkohë tashmë në fshatin Pallaticë, banorët kanë filluar që të organizohen për të grumbulluar mjete për ta dërguar në Austri Muharem Sadikun, me qëllim që të rikthejnë shikimin dhe ai të jetë i aftë për punë dhe për të tejkaluar këtë sfidë jetësore, shkruan Televizioni Koha.

“Ne kemi marrë një iniciativë sepse bëhet fjalë për një rast social, për fat të keq kemi të bëjmë edhe me humbjen e shikimit. Apelojmë tek të gjithë që kanë mundësi të nidhmojnë, bashkfshatarët dhe të tjerët, që të rikthejmë shikimin e Muharemit. Është prind i dy fëmijëve, të ardhura tjera nuk ka, përveç ndihmës sociale dhe shpresoj se do të arrijmë qëllimin që ai të shkojë dhe të operohet në Austri ”, thotë për televizionin Koha Beqir Veliu, kryetar i bashkësisë lokale.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Muharemin mund të lajmërohen në numrat e telefonit. (autor Urim HASIPI/ Tv Koha)

071 569 567 ose 072 547517

Xhiro-llogaritë

200003980454162 MKD për denarë

Mk07200003980456292 euro për euro

Sëift:STOB mk 2X

Selbije Ibishi

 

Të fundit