26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka ndërruar jetë Dr. spec. Fatmir Rushani nga Tetova

Ka ndërruar jetë Dr. spec. Fatmir Rushani.Ai njihej si një mjek i përkushtuar, kryeshef reparti, pjesmarrës aktiv gjatë gjithë periudhës së përballimit me pandeminë covid-19, humanist dhe njeri me tipare shembullore. Me këtë rast për vdekjen e tij ka shkruar edhe ish drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi. Ai e ka quajtur atë me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.”Andaj në radhë të parë familjes së Doktorit dhe gjithë kolegëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, duke e lutur të Madhin Zot që të ndjerin ta shpërblej me xhenet, familjes dhe miqve Zoti të ju jep durim. Mungesa e Doktor Fatmirit gjithnjë do ndjehet në spitalin tonë” ka shkruar Besimi për vdekjen e doktor Fatmirit.

Telegram ngushllimi
Në emrin tim dhe të Odës së mjekeve të Maqedonisë së veriut shpreh ngushllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqëve të Dr Fatmir Rushani, për humbjen e një kolegu të urtë, profesionisti të dalluar Tetovare dhe miku të çmuar.
Zoti e shpërbleft me gjitha mrekullitë e amshimit
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr Fatmir Rushani .

Të fundit