25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, 70 të zhdukur (VIDEO)

Së paku 11 persona kanë vdekur nga vërshimet në Gjermani derisa disa persona raportohet të jenë zhdukur.

Sipas informatave nga Policia, 70 persona raportohet të jenë të zhdukur.

Disa persona janë raportuar të tjerë të ngujuar pas vërshimeve që kanë shkaktuar shembjen e gjashtë shtëpive në rajonin perëndimor gjerman, Rheinland-Pfalz. 25 shtëpi të tjera janë në rrezik që të shemben në distriktin Schuld bei Adenau, raportojnë mediat e huaja të enjten, transmeton Koha.net.

Zjarrfikësit dhe ushtria ndihmuan banorët e bllokuar të mërkurën, pasi shiu shkaktoi përmbytje të mëdha. Aksioni po vazhdon edhe sot.

Stuhi të mëdha shiu mund të priten edhe sot në Gjermaninë Jugperëndimore për të vazhduar deri të premten në mbrëmje.

Të fundit