23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kabranov: Fronti për Europë, s’është vetëm i Ali Ahmetit, ai i tubon të gjitha forcat progresive!

Koalicioni VMRO-DPMNE- Levica është kombinimi më i keq i mundshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa “Fronti për Europë” është i të gjithë forcave progresive në vend që duan që vendi të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane. Kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, gazetari shumëvjeçar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Aco Kabranov.

“Koalicioni VMRO-DPMNE – Levica është kombinimi më i keq i mundshëm për Maqedoninë e Veriut. Levica hapur është kundër NATO-s dhe BE-së, ndërsa partia e Hristijan Mickoskit deklarativisht është për anëtarësimin e vendit në BE, por realisht nuk janë, dhe në çdo formë e frenojnë procesin”, deklaroi Kabranov.

I pyetur për koalicionin “Fronti për Europë” nismë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Kabranov thotë se ky koalicion është i të gjithëve që mendojnë se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE.

“Nuk ka dilema se LSDM është në Frontin për Europë. Fronti nuk është ide vetëm se e Ali Ahmetit, përkundrazi ai është front i të gjitha forcave progresive nga kampi politik maqedonas dhe shqiptar, por jo vetëm i tyre por edhe i qytetarëve që duan që Maqedonia e Veriut të jetë atje ku e ka edhe vendin e vërtet në familjen evropiane”, nënvizoi Kabranov. (Indeks.mk)

Të fundit