Ish-prokuroja speciale Katica Janeva para Gjykatës Civile u mundua të dëshmojë se fjalia “Gjithçka do të jetë në rregull” e thënë para biznesmenit Orce Kamçev, nuk është thënë në kontekst se do t’ia lehtësojë situatën për lëndën “Perandoria” në këmbim të parave.
Janeva tha se Kamçev në atë kohë ishte në prokurori si i dëmtuar dhe jo si i akuzuar. Duke i parashtruar pyetje Kamçevit, Janeva para trupit gjykues u mundua të dëshmojë se ajo nuk ka kërkuar para nga Kamçevi, pas çka Kamçev ia ktheu se “gruaja është zemëruar” dhe po i ngatërron ngjarjet.
Biznesmeni Orce Kamçev ka paditur Bojan Jovanovskin – Boki 13 dhe Katica Janevën se e kanë dëmtuar në lëndën “Reket” dhe u kërkon 1.5 milionë euro dëmshpërblim.