29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kamçev tërheqë padinë kundër Zoran Mileski – Kiçeec

Orce Kamçev ka tërhequr padinë kundër Zoran Mileskit – Kiçeec, i dënuar i tretë në rastin “Reket”. Këtë e konstatoi gjykatësi Andrej Dimovski në seancën e sotme,ku Kamçev kërkoi t’i paguhen 1 milion euro nga Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Kiçeec, informon Zhurnal.

Gjykatësi Dimovski kosntatoi se padia kundër Mileski Kiçeec është tërhequr për shpenzime prej mbi 92 milionëve.

“Duke vlerësuar procedurën me dorëzimin dhe ëtrheqjen e padisë kundër Zoran Mileski nga Shkupi, gjykata vendosi të konstatojë tërheqjen e padisë nga Jordan Kamçev kundër të dënuarit të tretë”, tha gjykatësi.

Avokati i Medarski, u pajtua me tërheqjen e padisë. Kjo vjen pasi në seancën e parë, Kamçev përmes avokatit tha se nuk do të kërkojë t’i kthehet pjesë nga milioni.

Llazar Janev, avokat i Katica Janevës, tha se Orce Kamçev përpiqet të përsëritë të njejtën gënjeshtër, që të bëhet e vërtetë.

“Në mungesë të bazës juridike të kësaj padie, paditësi përpiqet disa herë t’i përsëritë gënjeshtrat e njejta me qëllim që ajo të bëhet e vërtetë dhe kërkojmë nga gjykata të ketë parasysh se ndërmjetësuesi i paditësit edhe në padi edhe në përgjigje të padisë edhe në kërkesat e mëhershme, në fakt dëshiron veëtm të tërheqë vëmendjen në drejtim të gabuar, dhe jo në drejtim të rregullave në ligjin për marrdhënie të obligueshme dhe ligjin për parandalim të korrupsionit”, tha Janev./Zhurnal.mk

Të fundit