24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kanali i hapur në Haraçinë rrezikon jetën e banorëve: Zgjidhje premtohet vetëm gjatë zgjedhjeve

Edhe përskaj premtimeve të njëpasnjëshme, e projekteve të shumta në letër, gjendja e kanalit të Haraçinës vazhdon të mbetet e njëjtë. Një pjesë e këtij kanali tashmë është rregulluar me beton, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të mbetet e njëjtë, e mbushur me ujëra të zeza dhe plot me mbeturina. (atmosferë)

Banorët thonë se të gjithë krerët e komunës janë ulur në atë kolltuk me këtë premtim, por asnjëherë nuk po e sjellin ndryshimin. Ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje për këtë problem.

“Krejt partitë e kanë marrë, me premtimin se do ta rregullojnë kanalin, e kemi humb….Jemi akoma me shpresë se do të bëhet diçka. “

“Duhet të zgjidhet se krejt pa kanalizim janë ato, s’ka kanalizim këtu asgjë, se sa është bërë puna nuk e di. Por duhet të ketë, ujë të ketë, kanalizim të ketë, dhe ajo që është e hedhin në kanal,, atje poshtë mbetet në fund, duhet të hiqet të transferohet dikund. Këto lirohen këndej, atje poshtë i mbysin krejt. ”

“Po inshaAllah, po presim edhe shumë frik. ”

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë thonë se tenderi i vitit të kaluar për prokurim shumëvjeçarë të këtij projekti, rezultoi dy herë i pasuksesshëm, tani pritet tender i ri, ndërsa bashkë më të edhe mjete për vitin 2024.

Nga komuna e Haraçinës nuk u prononcuan para kamerës se Alsat, ata na thanë shkurt se komuna i ka kryer të gjitha obligimet dhe procedura e mëtejshme varet nga Ministria e Ekologjisë. Në fund të vitit të kaluar, kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibraimi ishte optimist se kjo ministri pas grantit në vlerë prej mbi 50 milion eurosh, do t’i jep prioritet Haraçinës.

”Me shpresë që vitin që po e presim, me informacionet që i kemi, që ministria përkatëse ka siguruar mbi 50 milion euro grant për kanalizim dhe ujësjellës, besoj dhe kam shpresa dhe pres që do ta ketë Haraçina një prioritet të veçantë në këtë drejtim”, deklaroi Ridvan Ibrahimi, Kryetar I Komunës së Haraçinës.

Përveç kanalit që kundërmon erë të keqe, banorët e Haraçinës përballen edhe me problemin me deponitë e egra. /Alsat.mk

Të fundit