24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kancelarja Merkel refuzoi ftesën e presidentit Trump për të marrë pjesë në samitin e G7-ës

Angela Merkel nuk e ka pranuar ftesën e presidentit Donald Trump, për të marrë pjesë në samitin e G7-ës që do të zhvillohet në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

“Kancelarja federale falënderon presidentin Trump, për ftesën e tij në samitin e G7 që do të zhvillohet në fund të qershorit. Por, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme të pandemisë, ajo nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e saj personale, në një udhëtim në Uashington”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, kancelarja Merkel, do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën me pandemi, thuhet në raportin e Reuters.

Në anën tjetër, Trump beson se nuk do të ketë “asnjë shembull më të mirë të rihapjes” sesa zhvillimi i samitit të G7-ës në Shtetet e Bashkuara në fund të qershorit, u tha në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, gjatë kësaj jave.

Ky samit, ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të qershorit, po shkaku i situatës me pandemi, është anluara dhe u vendosj të organizohej në fund të muajit. /Telegrafi/

Të fundit