16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kanë filluar provat gjeomekanike të tokës për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhanë deklarata sot me rastin e fillimit të Provave gjeomekanike të tokës për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi njofton se sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në terren për ndërtimin e Korridorit 8.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me konzorciumin Bechtel & Enka, hudhjes së gurëthemelit dhe miratimit të ndryshimeve ligjore për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë, sot edhe zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në terren për ndërtimin e Korridorit 8”.

Grubi thekson se paralelisht po vijojnë edhe proceset e projektimit, përgatitjes së elaborateve për shpronësim dhe mobilizimit të kompanive që do të përfshihen në ndërtimin e autostradës.

“Bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi mbikqyrëm nga afër fillimin e hulumtimeve gjeo-mekanike që për momentin po realizohen, paralelisht po vijojmë edhe proceset e projektimit, përgatitjes së elaborateve për shpronësim dhe mobilizimit të kompanive që do të përfshihen në ndërtimin e autostradës.

Koncepti i ri i ndërtimit që po e implementojmë bashkë me konzorciumin Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit”, shkruan Grubi.

Të fundit