Karantina shtetërore zëvendësohet me izolim shtëpiak, do të konfirmohet protokolli për kufijtë shtetërorë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Karantina shtetërore zëvendësohet me izolim shtëpiak, do të konfirmohet protokolli për kufijtë shtetërorë

Qeveria sot pasdite në mbledhje miratoi edhe protokoll të saktë për veprim gjatë hyrjes a së të gjithë shtetasve të vendit, në pajtim të të cilit karantina e obligueshme shtetërore për shtetasit tanë të cilët kthehen nga jashtë me fluturime humanitare apo karvane, zëvendësohet me izolim shtëpiak nëse gjatë hyrjes në territorin e vendit tonë tregojnë PCR-test negativ për KOVIDF-19 të bërë në 72 orët e fundit para se të hyjnë në vend.

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se me propozim të MPJ-së në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje ngjitëse është përgatitur protokoll për diplomatë të huaj të akredituar në vend dhe anëtarë të familjeve të tyre, nëse tregojnë vërtetim për PCR-test negativ të bërë 72 orë para hyrjes, do të mund rrjedhshëm dhe pa pengesa ta kryejnë punën pa udhëzim në izolim shtëpiak.

Spasovski tha se Komisioni për sëmundje ngjitëse është i obliguar të bëjë vlerësim të qartë dhe të saktë për hapje të kufijve shtetërorë dhe të përgatisin protokolle për hyrje dhe dalje nga vendi. Këtë vendim, tha, Qeveria e bën në koordinim me vendet nga rajoni.

“Me secilin prej tyre kemi komunikim të shkëlqyeshëm që paralajmëron se shumë shpejtë udhëtimi në rajon do të rregullohet në interes të qytetarëve të të gjitha vendeve. Obligimi i dytë i Komisionit është të përgatisë protokolle adekuate për punë të hoteleve dhe për mënyrën e punës me vizitorë dhe për punë”, theksoi Spasovski.

Theksoi se shëndetësia e vendit ka reaguar në mënyrë adekuate dhe me kohë dhe vlerësoi se është përballur mirë me KOVID-19, ndërkaq të gjitha vendimet e Qeverisë, tha, sillen në bazë të analizave dhe rekomandimeve profesionale. ab/

Related posts

Skriningu i të punësuarve në çerdhet e Tetovës do të fillojë javën e ardhshme

Televizioni Koha

Filipçe: Në funksion edhe dy laboratorë për testim

Televizioni Koha

Ekspertiza në rastin Dehari, GLPS kërkon që të hetohen të gjithë zyrtarët shtetëror përfshirë prokurorët, policët dhe mjekët ligjorë

Televizioni Koha

Leave a Comment