19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karaxhovski: Jemi në fazën kritike, nga e cila nuk mund të kthehemi mbrapsht

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Marko Karaxhovski për servisin publik deklaroi se nëse vendi nuk dëshiron që të përfshihet nga skenari i zi atëherë duhet vetëm të respektohen masat.

“Nuk mundet që diçka të jetë e keqe në vend, ndërsa ne të heshtim dhe mos ta tregojmë. Nëse Maqedonia nuk e dëshiron skenarin e zi, për të cilin jemi të përgatitur, masat tashmë janë dhënë, vetëm duhet të respektohen”, tha Karaxhovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se është i dëshpëruar nga popullata të cilët duhet të jenë shembull se si të sillemi gjatë kohës me coronavirus.

“Njerëzit në muajt gusht dhe shtator filluan të shkojnë në pushime, filluan të shkojnë në ahengje… plazhet ishin të mbushura. Komisioni asnjëherë nuk ka dhënë leje që të organizohen ngjarje të tilla. Për momentin, po na ndodh mosrespektimi i masave, nuk mbahen maska, nuk respektohet distanca gjatë qëndrimit në kafene dhe me këtë edhe dasmat dhe varrimet. Ne jemi në fazën kritike, nga e cila nuk mund të kthehemi mbrapsht, në kohën kur bëjmë thirrje që të respektohen masat”, tha Karaxhovski.

Ai tha se një numër i madh i pacientëve vijnë shumë vonë në klinika, ndërsa siç tha, dhjetëra raste kanë ndërruar jetë gjatë rrugës, në hyrje ose gjatë hyrjes në spitale./Telegrafi/

Të fundit