23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karaxhovski: Nuk ka lehtësim të masave derisa nuk marrim informacion për trendin e lëvizjes së COVID-19

Komisioni për Sëmundjeve Infektive shprehu sot shqetësimin për numrin e personave të infektuar rishtas me coronavirus, 36 veçanërisht në rajonin e Pollogut, ku në Tetovë dhe Gostivar ka 13 raste të reja, por edhe në Veles dhe Shkup, tha mjeku Zharko Karaxhovski për Telma.

“Ajo çka u konkludua sot është se duhet të inspektojmë terrenin, për të cilin do të formohen 2 ekipe që do të dalin në terren, i përbërë nga një epidemiolog, infektolog, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

Këta 4 persona do të inspektojnë Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë dhe Qendrën për Shëndet Publik në Veles dhe ne do të monitorojmë nga afër situatën në ditët e ardhshme dhe nuk do të merret asnjë vendim për lehtësimin e masave derisa të marrim informacione për trendin e sëmundjes infektive Covid -19.

Sot arritëm në përfundimin se 20 nga këta 36 persona kanë qenë në kontakte me persona të infektuar. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për mosrespektim të masave që u ndërmorën në periudhën e kaluar. Në përputhje me inkubacionin e kësaj sëmundje nga 10 deri në 14 ditë, ne lokalizuam problemet se kjo ka ndodhur rreth Pashkëve dhe 1 majit”, tha Zharko Karaxhovski./Telegrafi/

Të fundit