29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karvan edukativ i KSHZ-së për të drejtën e votës të qytetarëve

Në prag të Zgjedhjeve Presidenciale 2019, dhe me qëllim edukimin e votuesve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizon karvan edukativ dhe informativ në kuadër të fushatës “Votë pas vote” në komunat më të mëdha të vendit. Karvani gjatë javës i vizitoi Velesin, Shtipin, Koçanin, Kavadarin, Prilepin, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Ohrin, Strugën, Vevçanin dhe disa komuna në Shkup.

Gjatë kohës së karvanit një numër i madh i qytetarëve erdhën me qëllim që të njihen me të drejtat e tyre të votimit, mënyrën dhe rëndësinë e realizimit të drejtës së votës, si dhe ndalesat në vendvotimet. Kjo qasje e KSHZ-së është për shkak të përpjekjeve të Komisionit që në fushatë të realizohet një komunikim i drejtpërdrejtë me votuesit, përmes së cilit i përcjellin informatat kryesore deri tek ata.

Gjatë karvanit shpërndahen edhe materiale edukative. Çdo qytetar mund të njihet me të drejtat e tyre dhe me vizitën e mediave zyrtare sociale të KSHZ-së dhe atë faqja në Fejsbuk https://www.facebook.com/drzavna.izborna.komisija/ dhe profili në Tuiter: https://twitter.com/izbori_mk, por edhe në ueb faqen zyrtare në http://www.sec.mk/.

Për më shumë informata, qytetarët mund të paraqiten në linjën telefonike falas 0800 555 444.

Të fundit