19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Do të hapim vende të reja të punës, do ta forcojmë ekonominë e vendit

Koalicioni Mundemi ka vijuar fushatën zgjedhore në Studeniçan të Shkupit.

Kreu i Besës, Bilall Kasami para banorëve ka theksuar se do të hapen shumë vende të punës për qyetetarë e kësaj zone, ndërsa prioritet do ti jepet ekonomisë.

Gjithashtu dje  në selinë e Lëvizjes Besa kishim takim me Forumin e Boshnjakëve. Gjatë takimit që kaloi në atmosferë miqësore edhe një herë i reafirmuam qëndrimet tona për avansimin e të drejtave të gjithë qytetarëve përfshirë këtu edhe të drejtat dhe statusin e Bosnjakëve.
Ne si parti e shohim popullatën mike dhe vëllazërore Boshnjake si partner të barabartë për ndërtim të një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat që vinë. Lëvizja Besa është e hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa Boshnjakët tek ne do të kenë çdo herë shtëpinë e tyre të dytë e cila do të kujdeset për ta çdo herë.
Vetëm sëbashku dhe të bashkuar #Mundemi #mëshumë dhe #mëmirë

Të fundit