19/03/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Dua ta bëj Tetovën si shtëpinë time, të pastër, të qetë dhe sfiduese

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidati për kryetar të Tetovës ka bërë një publikim në rrjetin social Facebook ku tregon dëshirat e veta që kanë të bëjnë me Tetovën.

“Unë dua ta bëj këtë qytet si shtëpinë time, të pastër, të qetë, po edhe sfidues, sepse edhe në shtëpitë tona kemi sfida e ato i kalojmë bashkërisht. PËR NJË TETOVË NDRYSHE…”, ka shkruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Përndyshe për të parin e Tetovës garojnë 5 kandidatë: Bilall Kasami nga Besa, Teuta Arifi nga BDI, Vullnet Murseli nga ASh, Sadi Bexheti nga PDSH dhe Afrim Fanda si kandidat i pavarur.

Të fundit