09/12/2023
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Insistojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare

Thirrjet e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme janë të pranueshme për opozitën në kampin politik shqiptar, porositi sot nga Tetova kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Opozita e bashkuar shqiptare tashmë është konsoliduar dhe është e gatshme që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare qofshin ato të rregullta ose të jashtëzakonshme të fitojë. Por, gjithçka që është në drejtim të organizimit të zgjedhjeve korrekte, demokratike ose të pranueshme për të gjithë qytetarët ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë. Në atë drejtim ne bëjmë thirrje që sa më shpejtë Qeveria të reflektojë, të thirrë takim të liderëve të partive politike që të merremi vesh për terminin e zgjedhjeve të parakohshme paralamentare. 

Sipas tij, ekonomomisht është më fitimprurëse që të ketë bashkë edhe zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

“Duke pasur parasysh situatën ekonomike në vend dhe shpenzimet e organizimit të zgjedhjeve, ne insistojmë që të kemi një termin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, pasi termini i rregullt është shumë afër dhe vlerësojmë që nuk duhet të ketë shpenzime shtesë vetëm për zgjedhjet parlamentare do të jenë tre muaj më vonë”, theksoi Kasami

Të fundit