29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Kovaçevski nuk ka kapacitet për të udhëhequr me Qeverinë

Kryeministri i vendit e dhe njëherë përkujtoi në rendësin e ndryshimeve kushtetuese, duke rikujtuar se ky nuk do të jetë vendimi i fundit që duhet ta miratojnë deputetët në rrugën e vendit drejtë BE-së. Sipas tij deputetët i presin edhe një sërë vendimesh të rënda. Ndërkohë që nënvizoi se çdo kundërshtim i këtyre vendimeve përfshi edhe ato kushtetuese nënkupton vendim kundër ardhmërisë evropiane të vendit. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski janë të papranueshme kushtëzimet e ndryshimeve kushtetuese me zgjedhje të parakohshme parlamentare,. I pyetur për deklaratat e djeshme të kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, Kovaçevski tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024.

“Levica tanimë ka marr pengë VMRO-DPMNE-në, unë nuk dua të besoj se zoti Kasami është vënë në pozicion që të bëhet peng i Levicës. E përsëris dhe njëherë se do të ketë numër të madh të vendimeve të cilat do të duhet të miratohen në Kuvend, ndryshimet kushtetuese nuk janë vendimi i fundit, dhe kushtëzimi i atyre vendimeve për ardhmërinë e këtij vendi dhe gjeneratave të ardhshme që të jetojnë në Bashkimin Evropian, ku ka prosperitet ekonomik, ku ka drejtësi sociale nënkupton frenim të ardhmërisë së vendit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Mënjëherë ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

“E kuptojmë që kryeministri Kovaçevski është në situatë të pa lakmueshme dhe duke mos pasur kapacitetin politik dhe legjitimitetin për të udhëhequr me Qeverinë e vendit, ai devijon qëndrimet politike të Lëvizjes BESA. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është kërkesë e shumicës së qytetarëve, pasi që kjo qeveri nuk buron nga legjitimiteti i marrë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, prandaj nuk duhet që kryeministri t’i përzien tezat për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa, kur flasim për ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qëndrimin e saj se kërkon që të hiqet termi “20%” dhe të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe”. I nderuar kryeministër, çdo kush që është kundër gjuhës së një populli e sidomos në rrethanat e Maqedonisë së Veriut detyrimisht është edhe kundër vlerave evropiane dhe Bashkimit Evropian,  thuhet në reagimin me shkrim të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se mbështesin çfarëdo iniciative të sinqertë për rrëzimin e pushtetit.

“Mendojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme gjatë vitit të ardhshëm janë të pashmangshme, për shkak se situatat janë alarmante dhe do të kemi situatë edhe më dramatike, kemi ende vend të bllokuar në korrupsion, krim dhe krizë ekonomike, vend pa negociata në BE dhe me një sërë kushtëzimesh që të njëjtat të fillojnë, mirë do të ishte që Kovaçevski vetë të tërhiqet dhe të mos e rrezikojnë më tepër shtetin”, deklaroi Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar intensifikimin e konsultimeve për ndryshimet kushtetuese për javën e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kreu i diplomacisë tha se procesi do të nisë në momentin që të krijohet një shumicë prej dy të tretash. Ai ka sqaruar se pikërisht për votimin e parë nga tre të parapara, sipas procedurës për ndryshime kushtetuese, pra për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, nevojitet një shumicë prej 80 deputetësh. Osmani shprehu besimin se ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve do të votohen vitin e ardhshëm.TV KOHA

Të fundit