24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Lëvizja Besa do të marrë prej 80 deri 100 mijë vota në këto zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në një intervistë për TV21 ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai tha se në zgjedhjet e korrikut presin të marrin mbi 61 deputet si koalicion, ndërsa Lëvizjes Besa do t’i takojnë 7 ose 8 mandate.

“Jemi të sigurt se votat shqiptare për Lëvizjen Besa dhe koalicionin ‘Mundemi’ do të lëvizin në mes 80 deri 100 mijë vota”, tha Kasami.

Ai u shpreh i bindur se koalicioni “Mundemi” i përbërë nga LSDM, Lëvizja Besa dhe parti tjera, do të jetë fitues i zgjedhjeve të 15 korrikut.

Të fundit