25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Me LSDM-në në koalicion do të fitojmë 61 deputetë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme dhe koalicionit me LSDM-në.

Ai tha se koalicioni që udhëhiqet nga LSDM, pjesë e të cilit është edhe partia e tij, në zgjedhjet e 12 prillit do të fitojë 61 deputetë dhe sipas tij, BDI do të shkojë në opozitë.
Kasami tha se koalicioni me LSDM-në është euroatlantik dhe do të sjell të ardhme më të relaksuar.

“Ky koalicion në mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa do të jep klimë më të moderuar. Ne vlerësojmë se ky koalicion do ta bëjë dallimin në mes të kaluarës problematike mes bashkësive shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të ardhmes e cila do të jetë më e relaksuar, në interes të të dy bashkësive më të mëdha”, tha Kasami./Telegrafi/

Të fundit