Kasami nga Tearca: Parti të ndryshme u bashkuam për të ardhmen e Maqedonisë evropiane - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kasami nga Tearca: Parti të ndryshme u bashkuam për të ardhmen e Maqedonisë evropiane

Në Tearcë të Tetovës tribunë me qytetarët mbajtën kandidatët për deputetë të Koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga bartësi i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore Bilall Kasami. Ai theksoi se edhe pse në këtë koalicion ka 25 parti të ndryshme të gjithë janë bashkuar për të ardhmen e Maqedonisë evropiane.

“Besa është parti e re në skenë e themeluar në vitin 2015 por me përvojë prej 4 cikleve zgjedhore me shumë sfida. Na sulmonin oponentët se jemi ekstrem, se kemi kërkuar federalizim por ne asnjëherë nuk kemi bërë përpjekje për vlera të tilla, por gjithë kohën kemi bërë përpjekje për shtet të barabartë për të gjithë qytetarët. Thellë besoj se diversiteti është pasuria jonë se atë duhet ta kultivojmë dhe se atë vlerë duhet ta krahasojmë me Bashkimin Evropian. Madje kur pas vitit 1945 Evropa u bashkua u bë pjesa më e zhvilluar e botës. Maqedonia ka vlera të tilla me të cilat mund të krenohemi. Edhe pse jemi shtet i vogël ne jemi popuj të mëdhenj sepse me shekuj jetojmë së bashku edhe pse politikanët janë munduar të na përçajnë”, tha Kasami.

Ai potencoi se këto parti politike edhe pse janë të ndryshme janë bashkuar dhe publikisht flasin për projekte për dallim nga disa koalicione të papublikuara.

“Unë nuk mundem më ndryshe ta kuptoj koalicionin VMRO-DPMNE-BDI, edhe pse nuk është publikuar, në shumë kthime më të koordinuar janë BDI me VMRO-DPMNE-në se sa me LSDM-në në Qeveri. Tani BDI është në atë drejtim, kur VMRO del me koncept nacional romantik BDI kundërshtohet me konceptin kryeministër shqiptar. Megjithatë BDI nuk arriti për 18 vjet të krijojë kuadër të saj për kryeministër dhe e huazoi nga Partia për Prosperitet Demokratik”, theksoi Bilall Kasami në Tearcë.

Kandidatja për deputete e LSDM-së, Fanica Nikollovska banorët e Tearcës i porositi se janë paraparë më shumë projekte për këtë komunë si kanalizimi për të gjitha vendbanimet, investimet në rrugë, ndërsa me shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar, parandalimi i problemeve si prerja e paligjshme dhe përmirësim të furnizimit me ujë.

“Në njësinë e gjashtë zgjedhore sigurisht fitojmë duke e parë gjendjen në terren. Konceptin që e promovojmë është i suksesshëm, të gjithë të bashkuar të ndërtojmë shtet modern dhe bashkëkohor me prosperitet ekonomik për të gjithë. Edhe pse morëm vendime të vështira të cilat me gjenerata nuk ishin zgjidhur tani për përballemi me krizë dhe treguam se shteti mund të përballet edhe në planin ekonomik dhe shëndetësor. Mandatin e ardhshëm do të tregojmë edhe më shumë edhe ekonomi të re më të mire me mbështetjen e investimeve vendore dhe të huaja me fonde nga BE-ja, siç është ndërtimi i autostradave, rrugëve lokale, spitaleve dhe kopshteve, masa për biznese, të rinj dhe të ngjashme”, tha Nikollovska.

Para bashkëqytetarëve të vet fjalim mbajti edhe kandidati për deputet dhe kryetar i Partisë Demokratike të Turqve Bejxhan Iljaz.

“Si mjek i kam vizituar shtëpitë tuaja, ndërsa tani është koha me mbështetjen tuaj të zgjidhim probleme të mëdha. Besoj se banorët e Tearcës meritojnë më mire dhe më shumë. Për here të para para jush është koncepti i cili e reflekton realitetin tonë, u bashkuam maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë dhe të tjerë për një qëllim të vetëm që ketë prosperitet, drejtësi, ardhmëri më të mirë dhe BE. Më 15 korrik edhe më fuqishëm të vazhdojnë më tej”, theksoi Iljaz. sa/

Related posts

Angelovska: Masat e reja janë dizajnuar për ta mbështetur prodhimin e vendit

Televizioni Koha

Arrestohet 22 vjeçari shpërndante lëndë narkotike

Televizioni Koha

Përgatitet objekti i ri montues i Klinikës për pulmologji dhe alergologji

Televizioni Koha

Leave a Comment