28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami ofroi kafe dhe ujë falas: Qytetarët janë mësuar që politika vetëm t’u marrë, sot ne i shërbejmë

Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ofruar kafe dhe ujë falas për qytetarët e Tetovës.

Synimi i këtij aktiviteti siç tha Kasami është që t’u tregohet qytetarëve se politika nuk është vetëm për të marrë nga ata, po edhe t’u shërbejë qytetarëve.

“Ne sot qytetarëve ju ofrojmë një moment për të dalë nga përditshmëria e tyre dhe të shohin se politika e ka edhe anën e ndritshme dhe politika e ka edhe anën që t’ju shërbej qytetarëve. Deri tash qytetarët janë mësuar nga politika vetëm që t’u marrë, kurse ne sot kemi një mundësi që të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami.

Të fundit