29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami përshëndet pronarët e lokaleve që po i largojnë tarrasat nga trotuaret

Kreu i Tetovës Bilall Kasami ka falenderuar pronarët e disa lokaleve në Tetovë që në mënyrë vullnetare kanë larguar tarrasat e lokaleve të vendosura në trotuare.

Ja postimi Kasamit:

Aksioni i Insepktoratit Komunal për lirimin e hapësirave publike, po pritet jashtëzakonisht mirë. Puna jonë e drejtë dhe pa selektime po rrit bashkëpunimin e qytetarëve me institucionin Komunë. Përgëzoj pronarët e lokaleve “Mantis”, “Te Viski” si dhe “Mulliri i Vjetër” që i janë përgjigjur kërkesës së Inspektoriatit Komunal dhe në mënyrë vullnetare kanë larguar terrasat e tyre, të cilët ishin të vendosura në mënyrë jo të duhur dhe në vende të gabuara, ku nga sot qytetarët do të lëvizin të lirë në atë pjesë.

Ky veprim është si rezultat i punës së Inspektoriatit Komunal dhe fal këtij angazhimi, qytetarët në mënyrë vullnetare po i bashkangjiten aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Të nderuar qytetarë, komuna është institucion i qytetarëve, andaj bashkëpunimi juaj na motivon që t’ju dalim në ndihmë të gjithëve!

Ju faleminderit.

Aksioni vazhdon!

Të fundit