28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Prokuroria duhet të hetojë edhe funksionarët e partive politike të tjera që janë pjesë e qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në pyetje të gazetarëve rreth hetimit kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, theksoi se është mirë që Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkret.

Sipas tij, e njëjta duhet të ndodhë edhe me funksionarët tjerë nga partitë politike të tjerë që, siç thotë ai, lëndët e tyre gjyqësore ndodhen nëpër sirtarët e gjykatave.

“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre ashtu siç e kërkojnë qytetarët. Më vjen mirë që në këtë rast Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkret. Do të doja që edhe zyrtarët tjerë nga paritë politike tjera që janë pjesë e qeverisë, prokuroria ta ketë të njëjtën qasje dhe të ndërmerr të njëjtat masa”, u shpreh Kasami.

Kujtojmë se sot Prokuroria ka ngritur hetim ndaj funksionarit të lartë të Qeverisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa së bashku me të akuzohen edhe dy shtetas kroat./Telegrafi/

Të fundit