20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Rrjeti i vjetëruar pamundëson shpërndarjen e ujit në Tetovë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “Rruga Drejtë”, në Alsat-M, ka folur për mungesën e ujit në qytetin e Tetovës dhe fshatrat përreth. Ai ka thënë se Lëvizja Besa ka zgjidhje dhe do ta rregullojë që pas 17 tetorit Tetova do të ketë 24 orë ujë.

“Ka problem në shpërndarjen e ujit në rrjet. Rrjeti është i vjetër dhe nuk bëhet shpërndarja dhe bëhet plasja e gypave. Ne do të ndërrojmë rrjetin primar dhe sekondarë në bashkëbisedim me ekspertët thuhet se I gjithë projekti kushton jo më shumë se 14 milion euro , 4 milion mund të kushtojë rrjeti primar dhe 8 milion rrjeti sekondar kurse rreth 500 mijë euro mund të kushtojë vendosja e ujmatësve”, tha Kasami.Reklame

I cili mes tjerash tha se për shkak se komuna e Tetovës bën rikonstruimin e rrugëve shkel e shko bën që edhe gypat e vjetëruar të rrjetit të ujit të plasin.

Të fundit