24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami takon anëtarët e Odës Ekonomike të RMV/Me komunat tona, do zhvillojmë partneritetin publiko-privat

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës Ekonomike të RMV-së, ku kanë diskutuar për partneritetin publiko-privat ndërmjet komunave dhe bizneseve.

“Realizuam takim pune me përfaqësuesit e OEMVP me temë bashkëpunimin dhe konceptin e komunave tona. Për ne si Lëvizja BESA, biznesi dhe kompanitë janë partner i rëndësishëm në zhvillimin e projekteve tona.
Resurset e komunave tona janë të limituara, andaj për ne kompanitë dhe bizneset janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e partneritetit privato-publik, nga i cili bashkëpunim ne do të mund t’i realizojmë shumicën e projekteve tona që janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për komuna europjane si qëllim final i subjektit tonë”, ka shkruar Kasami

Të fundit