19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Tetovarët do të kenë ujë të pijshëm 24 orë (Video)

Ndonëse këto ditë ka shumë ankesa për mungesën e ujit të pijshëm në Tetovë, kryetari Bilall Kasami thotë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejtë dhe premton se qytetarët do të kenë 24 orë ujë për pije.

“Do të punoj fuqishëm që kjo çështje të zgjidhet dhe Tetova rrëzë Sharrit shumë shpejtë do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, ujë me kualitet të lartë, ujë të cilin ne e meritojmë si Tetovë dhe si qytetarë të saj”, tha Kasami.

Kreu aktual i Tetovës, Bilall Kasami akuzoi drejtuesit e mëparshëm të komunës për problemin me mungesën e ujit, për të cilët tha se kanë bërë investime në projekte skandaloze dhe pa standarde.

“Tetova ka mungesë të ujit të pijshëm sepse një ndër këto projekte është projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për Tetovën nga burimet e Leshnicës, një projekt që unë e kam thënë edhe në raste tjera skandaloz, një projekt që më shumë krijon problem sesa e furnizon Tetovën me ujë të pijshëm. Duhet që punëtorët e ndërmarrjes komunale në kushte dimri të shkojnë dhe të realizojnë punë atjë në momentin kur paraqiten problemet me gypin e furnizimit me ujë sepse është një investim që është bërë pa standardet minimale dhe ka rrezik që në shumë pika të plasë dhe Tetova në çdo moment të mbetet pa ujë të pijshëm. Kjo është hera e tretë që ndodh vetëm në mandatin tim që duhet të interevenohet në atë vend”, u shpreh Kasami në një intervistë për gazetën LAJM.

Të fundit