26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami ua rrit rrogat zjarrfikësave! “Këta janë heronjtë tanë”

Kreu i Tetovës ka vizituar Zjarrëfiksat e Tetovës.
Përkundër borxhit dhe bllokimeve të shumta, probleme me të cilat përballemi si komunë, sot vizitova Njësinë Teritorriale kundër Zjarrit, ata që parreshtur janë në shërbimë të qytetarëve, ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na shpëtuar neve, prandaj, duke u motivuar nga kjo dhe sfidat me të cilat ata përballen, sot gjatë vizitës përpara të gjithëve i’u kumtova lajmin e shpërndarjes së vendimeve të reja si dhe RRITJES SË PAGAVE për të gjithë këta punonjës, edhe atë si vijon;

• Paga e zjarrfikësve profesional për shkak të llojit dhe natyrës së punës që e kryejnë është rritur për 20 % më shumë se paga e të punësuarve të tjerë me përgatitje profesionale adekuate për vendin e punës në administratën komunale, në pajtim me nenin 13 të ligjit për zjarrfikësit.

• Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë në ndërrimin e natës ju garantohet kompenzim të shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20 % nga rroga neto mesatare në RMV e paguar në vitin paraprak.

• Gjithashtu, zjarrfikësve do të ju njihet e drejta e shtesës në pagë për shkak të punës në ndërrime, punës në teren dhe punës në ndërrimin e natës. Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë ditën e Diel ju garantohet shtesë e pagës prej 50% për çdo orë të kaluar në punë.

Zhvillimi i qytetit fillon pikërisht nga këta.
Bashkërisht për TET❤VËN që duam!
#punë #jofjalë

Të fundit