24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami:Është ulur për një milion euro borxhi i komunës së Tetovës

Është ulur për një milion euro borxhi i komunës së Tetovës edhe përkundër investimeve kapitale që janë realizuar.Kështu tha sot kryetari i komunës se Tetovës Bilall Kasami, gjatë një pres konference me gazetarë. Kasami tha se ndërmarrja e parkingjeve dhe shkollat  kanë një bilans pozitiv dhe sipas tij  janë duke vepruar në gendje stabile.Ai  nënvizoi se vetëm në emër të kamatave të dënimit përmbaruesit gjatë këtij viti nga komuna kanë zhvatur afërsisht një  milion euro.

“Shkollat të cilat i gjetëm me afro 80 mijë euro borxhe, tashmë janë krejtësisht të shlyera dhe funksionojnë në kuadër të normalitetit. Ndërmarjen Komunale Parkingu i qytetit, përveç borxhit që publikuam, e gjetëm edhe me rroga të pashlyera ndaj punëtorëve me vlerë prej mbi 50 mijë euro, të cilët i pastruam dhe tani punëtorët e parkingut i marin rrogat në kohë. Me gjithë vështirësitë, ndërmarrja arriti me sukses të shlyejë një pjesë të borxhit të saj dhe sot funksionon me llogari të zhbllokuar”  tha kryetar i komunës se Tetovës Bilall Kasami.

Por, situata në Ndërmarrjen Publike Komunale në  Tetovë është e veshtirë.Këtë e pranon edhe vetë kryetari i Komunës Bilall Kasami .

“Ndërkaq situata ende është e vështirë në Ndërmarjen Publike Komunale Tetova, kjo si rezultat i rritjes së pagës minimale si dhe i rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike dhe derivative të naftës nga njëra anë si dhe mosrealizimi i suksesshëm i inkasimit të faturave. Këtë ndërmarrje e gjetëm me një borxh prej gati 10 milionë euro dhe me shumë probleme të tjera, si vonesa e pagave, mungesa e stafit si dhe mungesa e paisjeve të punës si kamion, kontejner e kështu me rradhë. Për t’u përballur me këto probleme ne kemi vendosur për një riorganizim të plotë të ndërmarrjes, për të cilën kemi plan afatshkurtër si dhe një plan afatgjatë, me të cilat presim që më në fund kjo ndërmarrje të vazhdoj të funksionojë në mënyrë efikase dhe pa problem në shërbim të qytetarëve” tha Kasami.

Kreu I komunës së Tetovës mburet se ka arritur që të ulë edhe borxhin e komunës për një million euro.

“Sa i përket komunës, atë e gjetëm me mbi 14 milionë euro borxh. Si rezultat i një menaxhimi të sukseshëm të financave komunale, ne arritëm që të shlyejmë mbi 3 milion euro nga borxhi i trashëguar por njëherit duke pasur parasysh faktin që ne vazhduam me një intensitet të shtuar realizimin e projekteve infrastrukturore rrugë, ujësjellës, kanalizime, që kapin një vlerë prej mbi 2 milion euro, neto borxhi i komunës është ulur për rreth 1 milion euro dhe sot është rreth 13 milion euro”.Pasojat e keqmenaxhimit të ish-qeverisjes lokale me Komunën e Tetovës na penguan të realizojmë më shumë projekte të cilat vetëm se i kishim planifikuar për t’i realizuar. Poashtu gjatë këtij viti qeverisjeje ne kemi pasur obstruksione dhe pengesa të vazhdueshme nga pushteti qendror, presion i cili edhe tani vazhdon. Por pavarësisht kësaj, këmbëngulja dhe puna jonë po jep rezultate. Sot kemi një komunë me një pjesë të borxhit të shlyer dhe me shumë projekte të realizuara”, theksoi ai.

Ndërkohë, ai tha se të hyrat vetanake të komunës  si tatimi në pronë, tatimi në shitblerje të pronës si dhe taksat e tjera komunale  për vetëm 10 muaj janë realizuar   120 përqind  ose 160 milon denarë nga 135 milion denarë të planifikuara . Për një vit nga ardhja jonë në krye të komunës janë  realizuar të hyra vetanake në vlerë prej më shumë se 200 milion denarë, ose  85 milion më shumë se sa udhëheqësia paraprake.

 

Të fundit