20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

KATËR DITË KËRKIME PËR TË RIUN KUMANOVAR | VIDEO

Familjarët e Erdan Ramadanit, në ditën e katërt pas aksidentit pothuajse i kanë humbur shpresat që djali i tyre mund të jetë i gjallë, por ata ende qëndrojnë në Zhelinë, në vendin ku ndodhi aksidenti duke pritur cdo lajmë të mundshëm në lidhje me gjetjen e trupit të Erdanit. Të pikëlluar dhe me lot në sy ata qëndrojnë larg kamerave ndërsa tregojnë se Erdani ka qën një djal shembullor.

Kërkimet janë shtrirë deri në zonën e fshatit Radushë , ku gjerësia e shtratit të lumit është më e madhe dhe uji është më I qetë. Sipas tyre përderisa gjatë këtyre tre ditëve, trupi nuk ka dalë në këtë segment të lumit, probabiliteti më I madh është që të ketë ngecur në gjatësinë prej 14 km nga vendi I aksidentit. Ekspertët zhytës tregojnë se duke marrë parasyh fizikun e Erdanit, sportiest me një gjatësi trupore gati 190 cm dhe faktin që dritaret e automjetit ishin të hapura, ai mundet të ketë tentuar vetë të dal nga makina por ende nuk ka deklaratë zyrtare nga ekspertiza. Dyshohet se në momentin e aksidentit makina ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka kryer një manovër parakalimi.

Familjarët tregojnë se Erdani voziste makinën prej tre vitesh dhe ka qenë një shofer i rregullt, që nuk voziste me shpejtësi ndërsa atë ditë ka qënë në dyshime të udhetonte drejt Tetovës me autobusë, por në momentin e fundit vendosi të marr makinën e tij.

Nga Shtabi i Armatës së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar për Televizionin Koha se në kërkimet për të riun Kumanovar janë kyçur 60 pjesëtarë të Armatës prej mbrëmë. Bëhet fjalë për 10 pjesëtarë të njësive speciale të cilët me pajsijet e tyre bëjnë kërkime ndërsa 50 pjesëtarë të Armatës nga kazerma e Tetovës bëjnë kërkime përreth bregut të Lumit Vardar nga fshati Zhelinë në drejtim të fshatit Siriçinë.

Nga ushtria thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri sa të gjendet trupi.

 

 

Të fundit