19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katër kompani në Maqedoni të interesuara për tenderin për rrjetin 5G

Kompanitë “Neotel”, “Bitstream Mobile”,”Telekomi i Maqedonisë” dhe “A1 Maqedoni” i dërguan letër Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) duke shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin për dhënien e miratimeve për përdorimin e radio frekuencave për gjeneratën e pestë celulare 5G, që duhet të publikohet nga organi rregullator.

“Neotel” është i interesuar për miratimet: B41, B44, B45 dhe B46, “Bitstream Mobile” për miratimet A1 dhe B1, “A1 Maqedoni” për miratime: A2, A3, B2 dhe B3 dhe “Telekomi i Maqedonisë” për miratimet: B2, A2 dhe / ose A3.

Organi rregullator më 1 qershor të këtij viti njoftoi synimin e tij për të zbatuar procedurë të tenderit publik me ndarje publike të një numri të kufizuar të miratimeve për përdorimin e frekuencave të radios dhe shpalli debat publik që zgjati deri më të pestën datë të këtij muaji.

Operatorët që do të marrin miratim për mbulimin kombëtar janë të detyruar të sigurojnë mbulim me miratimet e sapo lëshuara dhe ekzistuese për përdorimin e frekuencave të radios, në përputhje me Planin kombëtar operacional të Broadband.

Konkretisht, deri në fund të vitit 2023 të paktën një qytet do të mbulohet me sinjal 5G dhe deri në fund të vitit 2025, korridoret kryesore sipas Marrëveshjes për krijimin e komuniteti transportues në rrjetin kryesor dhe gjithëpërfshirës rrugor në vend që do të mbulohen me sinjal të pandërprerë 5G.

Të fundit