19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katër viktima dhe 19 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 16 pacientë të shëruar nga Covid-19. Shkup-7, Kumanovë-1, Tetovë-3, Veles-1, Koçani-1 dhe Negotinë-3.

Në spitalin “8 Shtatori” ka humbur jetën një paciente nga Shkupi (65), një pacient nga Shkupi (71) dhe një pacientë nga Tetova (73). Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka humbur jetën një pacient nga Prilepi (41).

Në 24 orët e fundit janë bërë 512 testime, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me coronavirusi. Sipas qyteteve: Shkup-11, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-1, Gostivar-1, Strumicë-1 dhe Vinicë-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.858./Telegrafi/

Të fundit