24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katërmbëdhjetë ditë të tjera gjendje e jashtëzakonshme, për rrumbullakësimin e përgjigjeve shëndetësore ndaj pandemisë

Gjendje e re e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve për përballje me efektet ekonomike idhur me Kovid-19, si he për rrumbullakësim të përgjigjeve shëndetësore ndaj pandemisë, shpalli dje presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, edhe pse Qeveria kërkoi 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme.

Kjo është hera e tretë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pasi që fillimisht ishte shpallur më 18 mars, pas çka u soll edhe një vendim për 30 ditë të tjera, e cila skadon sot, më 16 maj.

Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë tha se institucionet kompetentet po punojnë në mënyrë të koordinuar dhe se situata është përmirësuar dhe është evidente se si shtet, po përballemi mirë me koronavirusin.

“Pas konsultimeve më të gjëra që këto ditë i kanë pasur me më shumë ekspertë dhe këshilltarët në Kabinet, e në bazë të asaj që është propozuar në seancë, vendosa të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme, në kohëzgjatje prej vetëm 14 ditëve, në vend se të kërkuarat 30 ditë. Duke i marrë parasysh trendet pozitive të qetësimit të pandemisë, vlerësoj se 14 ditë janë mjaftë. Shkak për vendimin e tillë është implementimi i masave ekonomiko-sociale për zbutjen e pasojave të pandemisë, të cilat tani ndjehen për shkak të faktit se një numër i madh i ndërmarrjeve nuk kanë punuar dhe ende nuk punojnë”, elaboroi presidenti i shtetit.

Shefi i shtetit theksoi se kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme prej 14 ditëve, nuk ka kurrfarë korelacioni me datën e zgjedhjeve. Kjo është temë tjetër, e cila, siç tha, do të diskutohet në takimin e ardhshëm të liderëve, javën e ardhshme.

Duke u përqëndruar në, siç tha, reagimet e shumta të qytetarëve ndaj masave për ballafaqim me koronavirusin, e janë për shembull të lidhura me kufizimin e lëvizjes, mbylljen e shkollave dhe kopshteve për fëmijë, ose me subjektet ekonomike, Pendarovski theksoi se ato në asnjë mënyrë nuk lidhen me deklarimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ndryshe thënë, madje edhe në gjendje të jashtëzakonshme, ato mund të hiqen”, tha Pendarovski.

Presidenti i shtetit kërkoi nga Qeveria të mendojë për zvogëlimin gradual të kufizimeve të lëvizjes të qytetarëve dhe lidhur me punën e subjekteve ekonomike.

Dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, për arsye se ai u vetëshpërnda. Ato u kontestuan para Gjykatës kushtetuese, por gjykata vendosi se nuk ka bazë për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë. dhe ligjshmërisë së tyre.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë, deri më tani, është 1.740, numri i pacientëve të shëruar është 1.251, i të vdekurve 97, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 392. ab/

Të fundit