29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katërshja kursimtare kundër planit francezo-gjerman për ndihmë

Pas propozimit të Komisionit evropian për ndihmë prej 750 miliardë eurosh për vendet më të prekura nga pandemia me Kovid-19, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk pajtohen për mënyrën e financimit të planit gjegjësisht si të merret kredi dhe se njëjta të kthehet.

Kundër planit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Manuel Makron është Katërshja kursimtare – Austria, Suedia, Danimarka dhe Holanda.

Ata po propozojnë nga një deri në tre bilionë euro, ndërsa Merkel dhe Makron duan që fondi i rinovimit të jetë 500 miliardë euro. Gjithashtu, jo të gjitha vendet anëtare të BE-së pajtohen në atë se për çka duhet të shpenzohen paratë.

Katërshja kursimtare paraprakisht ka paralajmëruar kundër-propozim, duke e mbështetur idenë e konsolidimit të borxhit.

Disa shtete anëtare të BE-së e kanë të vështirë ta pranojnë borxhin, ndërsa të tjerë thonë se kjo është e pashmangshme.

Ministrja suedeze e Financave Magdalena Anderson deklaroi që BE-ja ka rol në rivendosjen e ekonomisë dhe se fondi i rehabilitimit duhet të jetë “realist kur bëhet fjalë për madhësinë, kohën, por edhe në çfarë kushtesh fondet do të miratohen”. ls/ab/

Të fundit