25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Katimerini”: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kryesore për ruajtjen e ekuilibrit në Ballkan

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë kryesore për për ruajtjen e ekuilibrit të ndjeshëm në Ballkan edhe pse si anëtare të NATO-s, ata duhet të kyçen edhe në Bashkimin Evropian, me qëllim që të lidhen më fortë për Perëndimin, vlerëson botimi elektronik i gazetës athinase “Katimerini”.

Gazeta thekson se lidhur me kriteret që duhet të përmbushen për pranim në BE, për momentin as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk janë të gatshme për anëtarësim në Union, edhe pse është arritur progres i madh, kryesisht si rezultat i presionit nga Brukseli.

“Eurokratët janë të vetëdijshëm për mangësitë e e vazhdueshme, por më shumë janë të interesuar për krijimin e rrjetit të sigurisë për ruajtjen e stabilitrtit dhe mbrojtje e t. a.q. “stomaku i butë” në Ballkan”, konsideron “Katimerini”.

Gazeta vlerëson se strategjia e kryetarit të Komisionit Evropian në largim, Zhan Klod Junker për zgjerimin e BE-së edhe më tej është vegël kryesore e Brukselit në këtë proces, edhe pse disa vende të Unionit janë kundër idesë për pranimin e anëtareve të reja, kryesisht për shkak të arsyeve të veta vendore.

“Sipas “Katimerinit”, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, duhet të mbrohet edhe nga përzierjet e mëtejshme nga Rusia dhe nuk duhet të lejohen që reformat të cilat i kërkon Brukseli nga të dyja vendet të bëhen pengesë e pakapërcyeshme për afrimin e tyre drejt BE-së.

Të fundit