25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

KE-ja insiston në hapje të koordinuar të kufijve

Pas mundësisë së paralajmëruar për të hapur kufijtë austriakë për turistët gjermanë, Komisioni Evropian (KE) insiston në veprim të koordinuar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

KE kumtoi javën e ardhshme që komisionari kompetentë, Tjeri Breton ka përcaktuar video- konferencë me ministrat e Turizmit të BE-së për të analizuar sezonin veror.

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të BE-së duhet të përfundojnë në mënyrë të koordinuar, menjëherë pasi gjendja epidemiologjike në rajonin fqinj mjaftueshëm konvergjon dhe rregulli i distancës fizike është shtrirë ose zbatuar në mënyrë të mjaftueshme me përgjegjësi”, theksohet në kumtesën e KE-së.

Gjithashtu theksohet se kufizimet e udhëtimit duhet të lehtësohen në mes zonave ku koronavirusi i ri është më pak i përhapur.

Institucioni evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në marrëveshje me shtetet anëtare të BE-së do të përgatisë listë të rajoneve të tilla.

KE, do të përgatisë propozime për lidhje komunikacioni në Evropë, në mënyrë që të planifikojë komunikacionin gjatë pushimeve verore.

Brukseli insiston që kthimi i lirisë së udhëtimit të bëhet gradualisht. bs/fab

Të fundit