28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

KE lëshon ndihmë urgjente për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Kovid-19, për Maqedoninë e Veriut 66 milion

Komisioni Evropian paralajmëroi se menjëherë janë dorëzuar 38 milion euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor për ballafaqim me krizën shëndetësore dhe rialokim të 374 milion eurove për ndihmë në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Paralajmërimi erdhi nga eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji i cili porositi se “BE-ja gjithmonë do të jetë këtu për Ballkanin Perëndimor”.

“Do t’u ndihmojmë partnerëve tanë t’i mbulojnë nevojat e sistemeve shëndetësore dhe për promovim të masave afatgjatë për zbutje të pasojave socio-ekonomike të krizës me koronavirusin dhe mbëshetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, deklaroi Varheji.

Konkretisht, Komisioni Evropian thotë se në kërkesë të vendeve nga rajoni do t’i mbështesë kërkesat më urgjente në lidhje me pajisjen mjekësore dhe mbrojtëse.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin nga katër milion euro, BeH shtatë milion euro, Mali i Zi tre milion, Kosova pesë, ndërsa 15 milion euro janë destinuar për Serbinë, ku dëmi tani për tani është më i madh”, thotë KE.

Brukseli do t’i përfshijë vendet e rajonit edhe në iniciativat e BE-së si skema të përbashkëta për furnizimet publike për pajisje mbrojtëse, për shembull si përshpejtimi i projektit me Qendrën evropiane për kontroll dhe ballafaqim të sëmundjeve. Ky projekt kryesisht është dashur të fillojë në vitin 2021 dhe ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve për kontroll të sëmundjeve ngjitëse, përmirësimi i aftësive të ndihmës së shpejtë mjekësore si dhe zhvillimi i laboratorive mikrobiologjike publike.

Mjetet tjera vijnë nga instrumenti parainkuadrues i njohur si “IPA Fondet”, prej ku do të rikahëzohen 62 milion euro për Maqedoninë e Veriut për zbutje të pasojave ekonomike nga kriza, rritja e mbrojtjes sociale, mbështetja për sektorin privat dhe përforcim i shëndetësisë publike. Me këtë ndihma e tërësishme për vendin tonë arrin 66 milion euro.

Serbia do të marrë 78,4 milion euro, Shqipëria 46,7, Bosnja 73,5, Mali i Zi 50 milion, ndërsa Kosova do të marrë 63 milion euro. tm/sa/

Të fundit