23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

KE po ndjek me vëmendje bisedimet e partive politike për datën e zgjedhjeve në Maqedoni

Komisioni Evropian (KE) po monitoron nga afër bisedimet midis partive politike për të caktuar një datë zgjedhjet parlamentare, informon AIM nga Brukseli.

“Po ndjekim nga afër bisedimet në Shkup midis liderëve politikë. Bisedimet duhet të vazhdojnë që vendi të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje dhe të merret plotësisht me pasojat e krizës së Covid-19”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim, Anna Pisonero.

Burime në institucionet e BE-së se pasiguria për zgjedhjet mund të ndikojë gjithashtu në njoftimin e kornizës negociuese, e cila pritet zyrtarisht muajin tjetër. Këto dokumente mund të shtyhen deri në shtator, veçanërisht nëse ka vonesa në Shkup dhe Tiranë.

Sipas disa burimeve diplomatike, bëhet gjithnjë e më e qartë se raportet e rregullta të përparimit për vendet e rajonit do të shtyhen deri në vjeshtë, megjithëse KE deri më tani nuk ka pranuar të japë konfirmim zyrtar./Telegrafi/

Të fundit