20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

KE propozon javën e ardhshme të hapen kufijtë e BE-së

Komisioni Evropian sot paraqiti rekomandime shtesë për hapjen e kufijve javën e ardhshme. Kufijtë e Bashkimit Evropian u mbyllën në mes të marsit si masë kundër pandemisë me Kovid-19.

KE rekomandon që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen deri më 15 qershor dhe kufijtë e jashtëm të Evropës të mbesin të mbyllura për të udhëtuar deri në fund të muajit.

Sipas KE-së, tani për tani nuk është e mundur të hapen plotësisht kufijtë e jashtëm për shkak të situatës së ndryshme epidemiologjike në botë.

KE propozon të krijojë një listë të përbashkët të vendeve “të sigurta”, bazuar në tregues dhe të dhëna të qarta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. ls/fab

Të fundit