25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

KEMM: Ka raportim joetik dhe joprofesional, dhe politizim të krizës së koronës

Dy të tretat e të gjitha raportimeve deri te Këshilli për Etikë në Media (KEMM) kanë të bëjnë në raportimin e mediave lidhur me pandeminë e koronavirusit. Prej tyre 39 për qind janë për publikim të informacioneve të pasakta dhe të paverifikuara.

“Raportimi i njëanshëm dhe spekulativ në kushte të këtilla mundet në mënyrë shtesë ta rrisë shqetësimin dhe panikun dhe të nxisë sjellje joracionale nga ana e qytetarëve”, thuhet në reagimin e KEMM-së në rastet e shpeshtuara të raportimit joetik dhe joprofesional.

Nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme e deri më sot, deri te Komisioni për ankesa pranë KEMM-së janë paraqitur 47 raste të raportimit joprofesional dhe joetik.

Opinioni, qëndron në kumtesën e KEMM-së, reagon edhe në tentimet për politizim të krizës rreth koronavirusit në media, ndërsa në një pjesë të rasteve deri te KEMM-ja është konfirmuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike, gjegjësisht shkelet neni 14 i Kodit të gazetarëve – 32 për qind.

Në 16 për qind të rasteve bëhet fjalë për shkelje të nenit 12 të Kodit të gazetarëve, sipas së cilës plagjiatura është e papranueshme, ndërsa citatet nuk duhet të përdoren pa u theksuar burimi apo autori. Nëse informacioni është ndërmarrë, burimi duhet të theksohet.

Në këtë kontekst, KEMM u bën thirrje mediave qartë dhe në mënyrë eksplicite ta theksojnë burimin dhe autorin gjatë ndërmarrjes së përmbajtjeve nga media tjetër nga rrjetet sociale.

KEMM vazhdon ta vëzhgojë mënyrën e informimit në media, si dhe të atyre të cilat janë pjesë të anëtarësimit, ashtu edhe të atyre të cilëve ende janë anëtare të saj dhe do të bëjmë thirrje në respektim konsekuent të Kodit të gazetarëve si parakusht për raportim profesional.

Vetërregullimi, theksohet në kumtesën e KEMM-së, është mënyra e vetme e sigurt që mediat t’i përmirësojnë praktikat e veta të raportimit, në këtë rast duke e mbrojtur lirinë e shprehjes dhe raportimit, pa u përballur me mekanizma të tjerë të kontrollit apo “gjykimit” për punën e tyre. ar/

Të fundit