18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Keqpërdorimi i makinave zyrtare kalon vetëm me një vërejtje nga Qeveria

Keqpërdorimi i makinave zyrtare kalon vetëm me një vërejtje nga Qeveria. Zv/ kryeministrja për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska përsëriti se “paralajmërimi” është masa e vetme që mund të merret në pajtim me Kodin Etik. Sipas Gërkovskës nëse keqpërdorimi vazhdon atëherë çështja kalon në duart e kryeministrit. Kohë më parë komisioni për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka keqpërdorur automjetet zyrtare për aktivitete partiake dhe zgjedhore. Sipas Antikorrupsionit në Ministrinë e Jashtme nuk është gjetur as evidencë për shpenzimin e naftës dhe për shfrytëzimin e makinave zyrtare.

“I kemi paralajmëruar ministrit Bujar Osmani, edhe ministrit Naser Nuredini. Sipas Kodit Etik është hapi i parë, sepse është kod, nuk është ligj, nuk ka dispozita penale, por është këshillë dhe tregues moral, të kihet parasysh se sjellje të tilla janë të palejueshme sipas ndaj kodit të etikës dhe zyrtari publik për të cilin shqiptohet vërejtja nuk duhet ta përsërisë aktin, nëse e përsërit atë, kam detyrimin të njoftoj kryeministrin se nuk ka korrigjim në sjelljen e zyrtarit publik dhe më pas. Është në dorën e kryeministrit se çfarë çështje përgjegjësie do të vendoset, natyrisht në kuadër të kodit të etikës”, tha Sllavica Gërkoska, zv/kryeministre. /Melihate Rustemi

Të fundit