03/12/2023
3.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërkohet veting në arsim të lartë

Forumi për Ndryshime në Arsim vlerëson se arsimi i lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dhjetë vitet e fundit karakterizohet me cilësi të ulët, jo transparencë dhe afera korruptive . Ata thonë se për këtë arsye kanë dërguar kërkesë në Ministri të Arsimit dhe Shkencës për venting në arsim të lartë, duke filluar nga rektorët, prorektorët, dekanët dhe të tjerë. Këtë e bëjnë siç thonë ata, duke marr parasysh gjendjen e keqe në të cilën gjendet arsimi dhe universitetet tona. “Krejt këto janë tregues që reformat në këtë fushë janë të pashmangshme. Nevoja për veting të tërësishëm të arsimit të lartë në këtë pikë është urgjencë kombëtare. Si forum për ndryshime në arsim kemi plan konkret se si mund dhe se si duhet të bëhet kjo. Me veting, sigurohet cilësia, besueshmëria dhe integriteti në arsimin e lartë. Kjo do të shërbejë si themel i mirëmbajtjes së reputacionit akademik dhe luftës kundër korrupsionit në arsimin e lartë “ tha Hodai. Blendi Hodai, si përfaqësues i Forumit për ndryshime në edukim thotë se vetingu duhet të kryhet nga Ministria e Drejtësisë së Bashku me Ministrinë e Arsimit por edhe formimi i një komisioni të pavarur u përbërë nga shoqatat arsimore dhe profesorë të universiteteve evropiane me qëllim të monitorimit të avancimit të profesorëve. “Personat me pozita udhëheqëse brenda universiteteve si rektorët, prorektorët, dekanët dhe prodekanët t’i nënshtohen procesit të vetingut. Inspektorati i Arsimit dhe Enti Shtetëror i Revizionit të kryejë inspektime të jashtëzakonshme çdo fillim të vitit akademik për të verifikuar parregullsitë potenciale gjatë punës së tyre si dhe mënyrës së menaxhimit të financave. – Të hetohen të gjitha vendimet për akreditim të programeve të dyshimta nga ana e Bordit për Akreditim në Arsimin e Lartë. Anëtarët e këtij institucioni duhet t’i nënstrohen vetingut i cili do të vlerësojë etikën profesionale të tyre si dhe konfliktet potenciale të interesit” tha Hodai. Më tej është kërkuar që të rishqyrtohen titujt akademik të profesorëve ndaj të cilëve ka indicie publike se mund të kenë marrë titullin në kundërshtim me ligjin për arsim të lartë. Nga ky forum thonë se jJo rastësisht çdo vit, universitetet tona publike kanë nga një mijë studentë më pak, përderisa numri i studentëve në vend ulet, numri i studentëve që vazhdojnë studimet jashtë vendit po rritet./Tv Koha/

Të fundit