29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërkohet zgjidhje për shtyllën e plasaritur të urës Cërna, qarkullimi hekurudhor afër Stobit ende në ndërprerje

Për shkak të plasaritjes së shtyllës së betonit në urën e lumit Cërna në linjën Gjevgjeli-Veles në mes të stacioneve hekurudhore Kukuriçani-Gradsko afër Stobit, komunikacioni hekurudhor në këtë linjë ende është plotësisht i ndërprerë, informuan sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me kriza duke iu referuar informacioneve nga Hekurudhat e Maqedonisë.

“Trafiku i udhëtarëve megjithatë zhvillohet me “rikahëzim” – me transport me autobus. Me kërkesë të Hekurudhave të Maqedonisë, profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë kanë dalë dje në terren dhe kanë inspektuar gjendjen e urës. Më pas ata shkuan në takim në NP Hekurudhat e Maqedonisë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për rehabilitimin e urës dhe masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës, thonë nga QMK-ja.

Ata theksojnë se do të japin informacion shtesë për vendimet e marra kur të marrin njoftim pas analizës dhe shqyrtimit të situatës.

Të fundit