29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i ambasadorëve – Aneks marrëveshja, normalizon raportet Sërbi- Kosovë

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT  KËSHILLI I AMBASADORËVE

Këshilli i ambasadorëve i cili pjesën më të madhe të përcatimeve programore ia përkushton inicimit të ideve për të vullnetit të mirë për stabilizim të tërësishëm të regjionit të Balkanit perëndimor dhe integrimit më të shpejt në hapsirat euroatlantike, dërgon  mesazh  të qartë, si dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, se takimi i Ohrit midis presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës për implementimin e Aneks Marrëveshtjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kososvës dhe Serbisë është një kontribut i dhënë në dy drejtime: stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësi të ngusht dhe regjion si dhe proces të përshpejtuar të këtyre drejt integrimit në BE.

Këshilli vlerëson se Marrëveshtja e Ohrit për tejkalimin e situatave konfliktuoze midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat i rrisin tensionet edhe në tërë regjionin deri në shkallën e rrezikut, prodhon një kontribut pozitiv ndaj proceseve politike dhe atyre zhvillimore për Maqedoninë  dhe perspektivat e saja evropiane.

Këshilli vlerëson se roli i një nikoqiri të respektueshëm në një ngjarje kaq të rëndësishme të kësaj ngjarjeje regjionale, nën përkujdesjen dhe përkrahjen e dukshme të BE-së dhe SHBA-ve e rendit shtetin tonë ndër vendet e vogla të cilat fitojnë një përkrahje më të fortë dhe afirmim ndërkombëtar si partner të respektueshëm dhe seriozë të subjekteve shtetërore dhe politike në suaza evropiane.

 

Shkup, më 20.03.                                                Këshilli Ekzekutiv i K.A

Të fundit