Këshilli i Ambasadorëve beson se, duke ndjekur shembullin e SHBA-së, Bashkimi Evropian duhet të krijojë mekanizma të ngjashëm për ndalimin e hyrjes në BE ose në zonën Shengen për zyrtarët e lartë të vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor që janë të përfshirë në korrupsion ose krim të organizuar.
Merko është futur në listën e zezë për përfshirjen e tij në korrupsion të konsiderueshëm gjatë kohës që ishte në detyrë. Institucionet e sistemit të drejtësisë, thonë nga atje, duhet menjëherë të hapin hetime për rastet që kanë bërë që Departamenti i Shtetit të veprojë në këtë mënyrë, duke përdorur mekanizmat për bashkëpunim ndërkombëtar dhe asistencë juridike ndërkombëtare – si në rastin e kryetarit të Strugës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre./zhurnal/