29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Sigurisë në Maqedoni nesër do të mbajë seancë

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mbajë seancë nesër në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Siç kumtojnë nga kabineti i kreut të shtetit, në seancë krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrë pjesë edhe shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështjet Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Pritet që në këtë seancë të shqyrtohet situata me coronavirusin në vend, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme para disa ditëve./Telegrafi/

Të fundit